2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Takimi me Thaçin, Albin Kurtit i vjen paralajmërimi i fortë: Ja çka duhet të ndryshojë

Rekomandime

“Kurti, nëse mendon të vazhdon me atë kokëfortësinë e vjetër, atëherë është më mirë që në këtë fazë të largohet nga mundësia e të çendnit kryeministër i vendit sepse do i shkaktonte dëm të madh Kosovës. Kurti nuk guxon të sillet si fëmijë idhnak, dhe ta ketë hakmarrjen si kulturë politike. Politikan të atillë nuk i nevojiten vendit tonë që aq shumë vuajti”, thotë analisti politik, doktor Hysni Aliu për “Kosova Sot Online”.

Pavarësisht rezultatit që do të ketë takimi i parë konsultativ në mes të presidentit, Hashim Thaçi dhe liderit të LVV-së, Albin Kurtit më 6 janar, analisti politik, doktor Hysni Aliu konsideron se ai takim duhet të zhvillohet më mirë vonë se kurrë, ngase pa komunikim dhe pa dialog, nuk ndërtohet dhe nuk avancohen vlerat demokratike të një shteti, pavarësisht dallimeve konceptuale e programore që mundë të kenë individët e caktuar në politikë dhe në institucione.

- Advertisement -

“Klasa politike e Kosovës është e pjekur vetëm për gjëra negative, pra për tu bishtëruar gjërave, kurse plotësisht e papjekur në raport me shtet ndërtimin. Nuk i di aspektet ligjore e as procedurale në lidhje me takimin në mes Thaqit dhe Kurtit, por dua të them që sjellja e Kurtit me refuzimin e dy ftesave të para ishte e neveritshme, e pa pranueshme për një individ që synon të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit.

Kurti, nëse mendon të vazhdon me atë kokëfortësinë e vjetër, atëherë është më mirë që në këtë fazë të largohet nga mundësia e të çendnit kryeministër i vendit sepse do i shkaktonte dëm të madh Kosovës.

- Advertisement -

Kurti nuk guxon të sillet si fëmijë idhnak, dhe ta ketë hakmarrjen si kulturë politike. Politikan të atillë nuk i nevojiten vendit tonë që aq shumë vuajti”, thotë analisti politik, doktor Hysni Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Aliut, konsultat duhet të zhvillohen me kreun e shtetit, ashtu sikur e përcaktojnë ligjet dhe Kushtetuta, prandaj nuk ka asnjë arsye të vetme që ato të mos ndodhin, pasi ikja nga përgjegjësia nuk është gjë tjetër vetëm përpjekje e frikacakut për të blerë kohë.

- Advertisement -

“Nuk ekziston asnjë arsye që të refuzohet presidenti tri herë. E kuptova refuzimin e parë dhe të dytë, për shkak të afatit të shkurtë kohorë, por kurrsesi se kuptoj këtë të tretin.

Nuk i lejohet Kurtit që me dallavere të blej kohë. Sot, bota është aq e vogël sa që nga skaji i botës komunikohet brenda sekonde, kurse këta tanët luajnë ping pong në largësi njëqind metrash.

Në vend që të thërrasin në telefon të sekretarit e të të dy palëve dhe të merren vesh për kohen, këta shpirtzi e terrorizojnë opinionin me ftesa e refuzime plotësisht jo adekuate. Kurti duhet ta mbaj mend që është paraprakisht i shënjestruar nga e kaluara e tij në raport me ndërkombëtarët, kështu që nuk i nevojitet shumë për tu fundos politikisht.

Kurti duhet ta din që populli i ka sytë te ai, jo se është i pa vërejtje pore sepse këta tjerët na kanë ardhur deri në maje të hundës. Inati, hidhërimi, urrejtja, mendjemadhësia, të gjitha janë shenjë e dobësisë në një personalitet, dhe shenjë edhe më e fortë se aj njeri jo domosdoshmërish është i përshtatshëm për vendin”, shton Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Aliut, populli këtë herë ka votuar për ndryshime duke e mbështetur besimin tek këto dy subjekte politike, LVV dhe LDK, prandaj është koha që ta japin provimin para qytetarëve, pasi koha e liderëve të PAN-it është kohë e shkuar dhe nuk duhet lejuar që të kthehet mbrapa.

“Populli nuk donë edhe një Thaç, apo Isë, Ramush, Behgjet, Fatmir, apo Kadri, por donë një burrështetas të vërtetë që me vepër e mendje është në nivelin e Evropës. Aftësia e një individi, matet jo vetëm me aftësinë për ti parashikuar gjërat, ashtu siç bën Albini, por edhe me aftësinë për ti planifikuar dhe realizuar në praktikë. Deri me tani te Albini e kemi parë vetëm të parën , për këto tjerat, fillimi s’po duket i mirë”, përfundon për “Kosova Sot Online” analisti politik, doktor Hysni Aliu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit