6.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Kryeministrit të Kosovës prej sot i ulet paga për 800 euro, kaq do të paguhet gjithsej

Rekomandime

Nga dita e sotme do të fillojë zbatimi i Ligjit të ri për Paga në sektorin publik. Me këtë të fundit, paga do t’u ulet shumë zyrtarëve të lartë të shtetit, duke përfshirë edhe Kryeministrin këtu me 800 euro. I pari i Qeverisë së Kosovës nga 2950 euro, tashmë do të marrë pagë mujore prej 2151 euro, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Ligji i ri për Paga do të rregullojë për herë të parë pagesën e të punësuarve që paguhen nga buxheti i Kosovës, duke përfshirë këtu edhe liderët e vendit.

Me këtë ligj, koeficienti më i lartë është 10 dhe më i ulëti është 1, ndërsa vlera monetare e koeficientit për vitin e parë do të jetë 239 euro.

Presidenti, Kryeministrit, Kryeparlamentari e shumë struktura të tjera të larta, do të paguhen më pak prej ditës së sotme, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Në bazë të këtij ligji, Presidenti i vendit do të ketë pagën më të lartë dhe do të paguhet sipas koeficientit 10, ndërsa me 9, do të paguhen kryeparlamentari, kryeministri dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Presidentit pritet t’i zbritet paga aktuale nga 2672 euro në 2390, ndërsa Kryeministri që ka pagën aktuale 2950 euro, me ligjin e ri, do ta ketë me koeficientin 9 ose 2151 euro në muaj, 799 euro më pak se paga aktuale.

- Advertisement -

Ndryshe, Ligji për Pagat  ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 2 shkurt dhe do ta rrisë buxhetin rreth kësaj çështje për 120 milionë euro.

Kujtojmë se lidhur me këtë, shumë sindikata të punëtorëve janë shprehur të pakënaqur pasi që po e konsiderojnë diskriminues, sidomos ata të KEK’ut, që kanë kërcënuar me greva e protesta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit