2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Shoku i burgut rrëfen si ishte rrahur Albin Kurti gjatë gjithë natës nga policia serbe

Rekomandime

Ish i burgosuri politik, Enver Dugolli, ka publikuar një ngjarje të burgut në Lipjan ku kishte qenë edhe Albin Kurti.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka treguar se si serbët e kishin rrahur për vdekje, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ngjarja kishte ndodhur në qershor të vitit 1999, teksa thotë se kishin menduar se janë duke i rrahur disa persona, por në fund kuptuan se zëri nga bërtitjet kishte qenë i Albin Kurtit.

- Advertisement -

“9 qershor 1999, Burgu i Lipjanit. Na kapi fort shqetësimi ngaqë dëgjonim një rrahje të pamëshirshme dhe të pandërprerë diku prej një dhome të burgut. Duhet të ishte ora dhjetë e mbrëmjes kur kishte nisur rrahja. Nuk po ndalej. Në fillim dëgjohej vetëm një gjysmë zëri i njeriut që rënkonte nën goditjet.

Ngaqë goditjet ishin shumë të shpeshta, ne gjykonim se po torturonin disa të burgosur njëkohësisht. Edhe atë gjysmë zëri nuk e dëgjonim më, por goditjet po. Ato vazhdonin me të njëjtin vrull. Lidhëset plastike në duar dhe zhurma e goditjeve në vesh na mbanin zgjuar. Të mbetet pak për të menduar në ato çaste, por ajo pak ta shpon trurin. Vetëm më vonë mësuam se fjala ishte vetëm për një njeri. Njeriu që ishte rrahur për vdekje nga gardianët e burgut, gjithë natën deri në mëngjes, ishte Albin Kurti…”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit