11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vuçiq: Kosova po përgatitet për t’i marrë Kishat serbe si Mali i Zi

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk e përjashton mundësinë që edhe autoritetet e Kosovës të miratojnë një ligj për liritë fetare, të ngjashëm me atë që ka miratuar Mali i Zi.

- Advertisement -

“E shoh këtë përmes përgatitjeve, përmes librave të tyre shkollorë. Fushata po zhvillohet me vite. Flitet për trashëgiminë e Kosovës, e cila duhet të jetë ndryshe nga ajo serbe”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd.

Ai shtoi se serbët do të luftojnë si gjithmonë kur t’iu thuhet se “nuk mund të ruajnë emrin dhe mbiemrin e tyre, fenë dhe kishën, monumentet kulturore dhe trashëgiminë e tyre kulturore”.

Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar Ligjin për Lirinë e Fesë më 27 dhjetor të vitit të kaluar.

- Advertisement -

Që nga ajo kohë janë zhvilluar edhe protesta nga besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe, e cila e cilëson ligjin si “përpjekje për të kapur pronën e Kishës në Mal të Zi”.

Qeveria malazeze e mohon një gjë të tillë.

- Advertisement -

Kisha Ortodokse Serbe e kundërshton formulimin në ligj, i cili thotë se “të gjitha objektet fetare, që kanë qenë pronë e shtetit të Malit të Zi para humbjes së pavarësisë më 1918 e që më vonë nuk kanë kaluar në pronësi të ndonjë bashkësie fetare në mënyrë legale, do të njihen si pronë e shtetit dhe do të regjistrohen si thesar kulturor”.

Vuçiq tha se nuk është dëgjuar me presidentin malazez, Millo Gjukanoviq, por shtoi se është i gatshëm të bisedojë me të për çdo gjë.

“Kurdo që Gjukanoviq dëshiron të flasë, unë jam gati për bisedime. Ai gjithmonë ka një ftesë të hapur për të vizituar Serbinë”, tha Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit