12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Vjen reagimi i familjes Rugova: Zgjedhjet po afrojnë, ka kohë që po ushtrohet presion ndaj familjes sonë

Rekomandime

Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, është arrestuar gjatë ditës së djeshme për tri vepra të ndryshme penale.

- Advertisement -

Arrestimi i Rugovës nën akuzat për korrupsion, ka bërë që të reagojë edhe vëllai i tij, Ismeti.

Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se kohët e fundit është ushtruar presion ndaj familjes Rugova, dhe se sipas tij kjo po bëhet nga njerëz që kanë kapur institucionet e shtetit.

Ai ka sqaruar edhe çështjen për të cilën akuzohet i pari i Istogut duke u shprehur i bindur se nuk është bërë asnjë shkelje ligjore – dhe se votuesit e Istogut e njohin mirë Hakiun.

- Advertisement -

Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

Te nderuar/a,
jeni te informuar se kryetari i Komunes se Istogut, Haki Rugova (vellau im) mbahet ne arrest, kinse per keqperdorim te detyres zyrtare!
Ne lidhje me kete, ndihem i obliguar ndaj Juve te sqaroj disa gjera.
Ka kohe e sidomos muajve te fundit qe eshte duke u ushtruar nje presion i vazhdueshem, shantazh dhe sulme te egra ndaj kryetarit, kompanise “Ma.con” dhe ne pergjithesi ndaj familjes sone. Kjo eshte duke u bere ne menyre sistematike dhe kriminale, duke perdore insitucionet e kapura te shtetit dhe zyrtaret e korruptuar.
-Se pari deshiroj te Ju njoftoj se kryetari posedon nje banese ne Istog dhe truall me fshat, te trasheguara keto nga bashkesia familjare. Pra nuk eshte fare i pasur siq pretendohet nga dikush dhe rrjedhimisht as i korruptuar.
-Se dyti, kompania ndertimore “Ma.con” ka te punesuar mbi 90 punetore dhe afaron krejtesisht me sektorin privat. Me sakte ne 14 vitet e fundit kemi realizuar vetem nje tender dhe ate para 6 vitesh. Pra, nuk eshte e vertete se perfitojme nga shteti. Te punesuarit tone i gezojne te gjitha te drejtat nga Kontrata Kolektive, por edhe sigurimin privat shendetsore dhe jetsore falas e qe nuk kerkohet fare nga shteti.
-Se treti, ne “Ma.con” jemi te punesuar 5 inxhinier nga familja jone. Ju siguroj qe edhe ne kemi mundur te punesohemi neper Ministri, Borde, ose poste te ndryshme shteterore.
Ndersa, sa i perket gurethyeses, per te cilen akuzohet kryetari, ne jemi ne posedim dhe te licencuar qe nga viti 2009.
Te jeni te sigurte se nuk eshte bere as nje shkelje ligjore.
Nga keto qe paraqita besoj se nuk e keni te veshtire te konstatoni se ne nuk fshihemi pas favoreve, nepotizmit, apo korrupsionit.

- Advertisement -

Sa i perket Hakiut, ai ka fituar 3 here zgjedhjet per kryetar te Istogut. Votuesit ne Istog sigurisht se nuk jane budallenje e as te cmendur qe kane vendosur keshtu. Ai nuk eshte fare i perfshire ne kombinime, apo konjuktura te pandershme politike, por i vendosur per vlera demokratike dhe civilizuese.
Mos te harrojme se jemi futur ne vitin zgjedhore dhe me ngulm po tentohet qe Hakiu dhe LDK-ja te njollosen sepse ne nje gare te ndershme veshtire mund te rrezohen.
Te nderuar, Ju ftoj te mos krijojme paragjykime, por t’a presim drejtesine ( nese ka?!) dhe kerkojme mirekuptim.

Ismet Rugova inxh. dipl

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit