11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Borelli i jep “shuplakë” Kosovës në prani të Bërnabiqit: Do t’ia bëjë të qartë Kosovës, dialogu nuk po bëhet vetëm sa për sy e faqe

Rekomandime

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, e ka paraqitur sot Kosovën si një palë destruktive në negociata, duke thënë se Prishtina është duke treguar më shumë mos dëshirë për t’u kthyer në tavolinën e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se do të përpiqen për aranzhimin e një takimi të ri mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke konfirmuar se të hënën do ta vizitojnë Kosovën edhe Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar.

- Advertisement -

Këto komente Borrell i bëri sot në konferencën e përbashkët me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabic pas takimit të Këshillit BE-Serbi të Stabilizim-Asociimit.

Borrell ka deklaruar se takimi i radhës mes Kosovës e Serbisë do të ndodh kur palët të pajtohen që nga takimi të dalin rezultate pozitive.

Ai thotë se aktualisht Prishtina zyrtare është duke treguar më shumë mos dëshirë për t’u rikthyer në tavolinën e bisedimeve.

- Advertisement -

Duke parë një situatë të tillë, kryediplomati i Brukselit thotë se në Kosovë dhe Serbi do të udhëtojë Miroslav Lajcak, bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për të shtyrë palët për tu rikthyer në bisedimet e Brukselit.

“Mirëpres gatishmërinë e Serbisë për tu angazhuar në dialog. Dhe do t’ia bëjë të qartë Kosovës edhe një herë, që dialogu nuk po bëhet vetëm sa për sy e faqe, por është krucial për vazhdimin e rrugëtimit evropian. Bashkë me Lajcak, do të vazhdojmë përgatitjen e një takimi të ri në Bruksel, por kjo do të ndodhë kur dy palët do të jenë të gatshme për t’u pajtuar për rezultate pozitive. Për këtë z. Lajcak dhe unë do të vazhdojmë të bisedojmë me dy palët, në veçanti me Kosovën, sepse në këto momente po tregon më shumë mos dëshirë për tu kthyer në dialog. Dhe për këtë Lajcak do të udhëtojë në Kosovë dhe Serbi, së pari në Kosovë, javën e ardhshme, bashkë me z. Escobar, për t’u takuar me liderët politik dhe për të shtyrë palët që dialogu të rifillojë përsëri”, ka thënë Borrell në konferencë për media.

- Advertisement -

Kujtojmë se Josep Borrell dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi janë përplasur publikisht rreth çështjes së Asosacionit të Komunave me shumicë serbe dhe referendumit serb. Debati i parë mes Borrell dhe Kurtit kishte ndodhur në një konferencë në Bruksel, ndërsa përplasja për referendumin serb i cili nuk u lejua të mbahej në Kosovë, ndodhi përmes rrjeteve sociale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit