Një vajzë nga Mitrovica ka denoncuar në polici prindërit dhe vëllanë e saj, të cilët e kanë mbajtur të izoluar në banesë në mënyrë që ajo të mos martohet me personin që e dashuron.
Policia përmes raportit 24 orësh njofton se viktima ka raportuar dje rreth orës 18:00.
Viktima është intervistuar dhe me kërkesë të saj është dërguar në strehimore, ndërsa tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se po mbahet e izoluar në banesë nga prindërit dhe vëllai i saj për shkak të mos martohej me personin që ajo e dashuron.
Viktima është intervistuar dhe me kërkesën e saj është dërguar në strehimore, ndërsa tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.