Në vendin e parë bindshëm ndodhet Kina, që nuk ka konkurrencë në këtë aspekt
Kina ka më së shumti banorë në botë dhe rrjedhimisht ka edhe më shumë ushtarë në botë. Republika Popullore ndodhet në vendin e parë, sipas “Global Firepower estimates” me 2.18 milionë ushtarë aktivë.
Në vendin e dytë ndodhet India, derisa në atë të tretin SHBA-ja,
Këto vende pasohen nga Koreja e Veriut dhe Rusia. Një nga vendet më të përfolura aktualisht, Irani, ndodhet në vendin e tetë me 523 mijë ushtarë.
Zvicra ndodhet në vendin e 93-të me 21 mijë ushtarë, kurse para saj janë Finlanda dhe Austria me 500 ushtarë më shumë.
Shqipëria renditet në vendin e 118-të, nga 137 vende që përmban lista. Numri i ushtarëve në raport evidentohet 10 mijë.