23.4 C
Pristina
Monday, June 5, 2023

Dronët iranianë në lëvizje, forcat amerikane vihen në gatishmëri maksimale

- Advertisement -

Të rekomanduara

Forcat amerikane në Lindjen e Mesme janë vendosur mbrëmjen e së hënës në gjendje gatishmërie maksimale. Duke cituar dy burime, CNN raporton se alarmi u dha pasi ishte vërejtur një lëvizje e dronëve iranianë, të cilët duhet të rrëzoheshin nga antiraketat amerikane në rast të një sulmi.

Inteligjenca e SHBA-së ka vëzhguar në ditët e fundit lëvizjet e pajisjeve ushtarake të Iranit, përfshirë dronët dhe raketat balistike.

Zyrtarët amerikanë thonë se këto lëvizje mund të bëhen nga Irani për të siguruar pajisjet ushtarake nga një sulm i mundshëm i SHBA-së, ose mund të vihen në pozicione për të sulmuar bazat amerikane.

“Kishte indicie se duhet të monitoronim këcënimin edhe më nga afër se sa e kemi bërë deri më tani”, ka deklaruar një zyrtar amerikan për CNN sa i përket alarmit të dhënë të hënën në mbrëmje.

- Advertisement -

Zyrtari i dytë ka deklaruar se të “gjitha raketat Patriot dhe forcat ushtarake u vendosën në gatishmëri maksimale kundër çdo kërcënimi të një sulmi të shpejtë”.

Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të jenë të larta për shkak të vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani nga forcat amerikane. Irani ka paralajmëruar për kundërpërgjigje ndaj SHBA-së.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -