3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Përurohet “Rrjedha turke” e gazit rus, në ceremoni Erdogani, Putini e Vuçiqi

Rekomandime

Vladimir Putini, mbërriti në Stamboll një ditë përpara ceremonisë së inagurimit të gazsjellësit “Rrjedha turke”, ku është i ftuar nderi në krah të presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan, i cili ka kohë që kërkon të kthejë vendin e tij në një qendër energjetike.

- Advertisement -

“Rrjedha turke” është një projekt për të cilin është punuar prej 5 vjetësh tashmë dhe ka një kosto prej afro 8 miliardë dollarësh. Gazsjellësi do të transportojë gazin rus në Turqi, me gjysmën e vëllimit që rrjedh më tej në Ballkan dhe Evropën Qendrore, përfshirë Bullgarinë, Serbinë dhe Hungarinë. Ky projekt është pjesë e qëllimit afatgjatë të Rusisë për të zvogëluar ose përfunduar tranzitin e gazit përmes Ukrainës. Putini udhëtoi drejt Ankarasë nga Damasku, ku zhvilloi bisedime me presidentin sirian Bashar al-Asad.

Në ceremoninë e inaugurimit në Stamboll, do të jetë i pranishëm edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Vuçiqi do të takohet gjatë kësaj ndalese me Erdoganin, Putinin si dhe kryeministrin bullgar Boyko Borisov. Tubacioni i ri është praktikisht pasardhës i rrjedhjes jugore, ndërtimi i së cilës u braktis nga Moska dhjetorin e vitit 2014 sepse nuk arriti të respektonte rregullat e Bashkimit Europian.

Këto rregulla e bënin të qartë se një kompani nuk mund të zotërojë edhe gazin, edhe tubacionin. Rrjedhja turke ka shkaktuar që tani shqetësime për shkak të vendimit që Agjencia serbe e Energjisë pat nxjerrë në 5 mars të 2019-tës, duke e përjashtuar tubacionin e ri nga rregullat e BE-së dhe duke mos përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga Komuniteti i Energjisë si një organ rregullator evropian.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit