1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Një skenar aspak i këndshëm: Çfarë ndodh nëse SHBA sulmon Iranin?

Rekomandime

Askush nuk e priste që gjenerali Qasem Soleimani, njeriu më i frikshëm në Lindjen e Mesme, të vritej në një sulm me raketa mëngjesin e së premtes.

As edhe një analist, ushtarak apo ekspert në Lindjen e Mesme nuk e kishte parashikuar këtë lëvizje të papritur të SHBA-së, që dërgoi valë tronditëse në të gjithë botën.

- Advertisement -

Tanimë është bërë e qartë se jemi dëshmitarë të një ngjarjeje që do të të prodhojë një epokë të re për Lindjen e Mesme.

Që nga Lufta e Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara kanë qenë të përfshira në një seri krizash dhe luftërash në Lindjen e Mesme mbi premisat e mbrojtjes së interesave amerikane, perëndimore ose globale.

Që nga antikiteti, Lindja e Mesme ka qenë qendra e tre kontinenteve, dhe e tre feve të mëdha, dhe kryqëzimi detar midis Lindjes dhe Perëndimit. Dhe duke parë zhvillimet aktuale, e ardhmja nuk duken aspak e ndritur. Frika më e madhe e të gjithë ekspertëvë të Lindjes së Mesme është konflikti ushtarak mes SHBA-së dhe Iranin, i cili do të rezultonte shkatërrues për rajon të gjymtuar nga luftërat e njëpasnjëshme si Lindja e Mesme.

- Advertisement -

Edhe pse Teherani sulmoi me raketa dy baza amerikane, nuk ka asnjë skenar në të cilin regjimi i Iranit, për tërë forcën dhe fuqinë e tij rajonal, mund të fitonte një luftë konvencionale kundër ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Por paparashikueshmëria e presidentit Trump dhe situata e pa mendueshme ku të dyja vendet gjenden sot, e ka shkatërruar librin e rregullave konvencionale.

- Advertisement -

Si Irani ashtu edhe SHBA-ja ndodhen në ujëra të paeksploruara dhe asnjëra prej tyre nuk ka një busull. Sulmimi i Iranit do ta vinte Trump përballë Rusisë, por edhe Turqisë, si dy nga aleatët më të mëdhenj të Iranit.

Por realiteti është se nëse në Lindjen e Mesme po afron një luftë e re, nuk ka gjasa të jenë amerikanët ata që do ta vuajnë më shumë. Ashtu si lufta në Siri, Irak apo Jemen, të tmerruarit dhe të bllokuarit do të ishin civilët në të gjithë Lindjen e Mesme.

Kush janë aktorët e huaj në rajon?

Në një rajon të ndarë mes fushave të ndikimit të super fuqive botërore, çdo veprim i pamenduar paguhet me “gjak”. Një përplasje e armatosur në mes SHBA-së dhe Iranit do përfshintë në mënyrë të pashmangshme jo vetëm gjithë Lindjen e Mesme, por edhe Rusinë, Turqinë, apo edhe Kinën.

Irani ka në dispozicion ushtrinë e 13-të më e fuqishme në botë, një mori grupesh militantësh në Lindjen e Mesme, si Hezbollahu i Libanit dhe rebelët Houthi të Jemenit. Ai gëzon po ashtu mbështetjen e diktatorit sirian Bashar al-Asadi, atë të presidentit rus Vladimir Putin si dhe atë të presidentit Erdogan.

Përveç bazave amerikane në Irak, Irani mund të sulmojë edhe ato në Siri , forcat izraelite në Golan, tanket në ngushticën e Hormuz dhe infrastrukturën e naftës në Arabinë Saudite.

Edhe pse sulmet fillestare të Iranit ka të ngjarë të jenë të kufizuara, ato mund të paralajmërojnë një seri ngjarjesh, që mund të “ftojnë në valle” forcat ruse të vendosura në Siri dhe duke mbrojtur një Bashar al-Asad. Tensionet do të përfshinin gjithashtu dhe forcat turke që luftojnë në veri të Sirisë.

Erdogan është ulur këmbëkryq në veri të Sirisë dhe është afruar jo vetëm me Rusine por edhe Iranit, ndërkohë që është anëtar i NATO-s duke i bërë veprimet e tij të paparashikueshme.

Kina gjithashtu ka anije të ankoruara në Gjirin e Omanit dhe së fundmi ka kryer stërvitje detare të përbashkëta me Iranin dhe Rusinë, duke ngjallur frikën se edhe ajo mund të vendosë të përfshihet. Arabia Saudite nga ana tjetër tashmë është e angazhuar në një konflikt me rebelët Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen, dhe çdo përshkallëzim nga Teherani do të kishte një kundërpërgjigje nga Riadi.

Çfarë ndodh nëse SHBA sulmon Iranin?

Në rast se forcat amerikane vendosen në Iran, pasuria më e madhe e vendit është gjeografia: E rrethuar nga tre anët me male, një e katërta me oqean, dhe me një shkretëtirë të gjerë në qendër të saj, ajo paraqet një pengesë të jashtëzakonshme, madje edhe për ushtrinë e SHBA-së. Ka një sërë veprimesh jo-ushtarake që Irani mund të ndërmarrë brenda kufijve të vet, të cilat do të kërcënonin SHBA-në, duke përfshirë programin e saj bërthamor.

Sulmet kibernetike janë bërë një metodë gjithnjë e më popullore dhe mund të përdoren nga Irani, Amerika dhe aleatët e tyre . Objektivat ka të ngjarë të përfshijnë objektet bërthamore ameriake, pajisjet e komunikimit, radarin dhe rrjetet e energjisë. Për tu mbrojtur nga dronët amerikane, Irani mund të përdorë raketa anti-ajrore, duke i rrëzuar, siç bëri në qershor të vitit të kaluar.

Raketat iraniane gjithashtu mund të përdoren ndaj anijeve luftarake amerikane përreth Gadishullit Arabik, por kjo do të ishte një mundësi ekstreme dhe ka të ngjarë të merret vetëm pas një pushtimi tokësor.

Të gjithë së bashku SHBA, Kina, Rusia dhe Izraeli kanë armë bërthamore, me të paktën tre prej tyre që posedojnë raketa hipersonike të afta për të mposhtur të gjitha sistemet e mbrojtjes.

Izraeli është gjithashtu i armatosur me armë bërthamore dhe është një shënjestër e dukshme për çdo sulm iranian, por Benjamin Netanyahu dhe ushtria izraelite nuk do të hezitojnë të mbrojnë veten dhe së fundmi kanë goditur forcat e Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Siri.

Nëse Irani vendos të bllokojë ngushticën e Hormuzit, siç ka kërcënuar shpesh ta bëjë në të kaluarën, përfshihen kombet evropiane, të cilat mbështeten në naftën që rrjedh përmes rrugëve detare. Europa mund ta gjejë veten të detyruar të mbrojë interesat e saj.

Shtetet e Bashkuara nga ana tjetër kanë një gamë të gjerë të pajisjeve ushtarake në Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik dhe Katar. Ky i fundir strehon bazën më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme. Ajo ndodhet në Al Udeid dhe strehon 10,000 trupave dhe dhjetëra avion luftarakë, përfshirë avionët F-22 dhe bombarduesit B-52.

Ndër opsionet ushtarake të SHBA-së janë avionët F22 me qendër në Dubai si dhe nëndetëset dhe aeroplanmbajtëset e vendosura në këtë bazë. Po ashtu Forcat Speciale Amerikane janë ende të vendosura në Irakun Verior dhe Siri. Avionët luftarakë “B2” mund të godasin po ashtu Iranin duke u ngritur edhe nga territori i SHBA-së dhe si opsioni i fundit, por edhe më i frikshmi, Amerika gjithashtu mund të sulmojë me armë bërthamore.

Si mund të përgjigjej Rusia, Siria dhe Izraeli?

Dhjetëra mijëra trupa dhe avionë rusë janë të vendosur në Siri në mbështetje të regjimit të Bashar al-Asadit. Putin e bëri të qartë se nuk do të qëndronte duarkryq ditën e djeshme, kur vizitoi në mënyrë të papritur Sirinë, ndërkohë që rajoni vlon mes tensioneve ushtarake.

Trupat ruse në Siri përfshijnë aktualisht forca speciale dhe raketa anti-ajrore S400. Ekspertët paralajmërojnë se nëse konflikti përshkallëzohet, Rusia mund të ndihet e detyruar të mbrojë aleatin e saj ose Iranin ose të hakmerret nëse trupat e saj vriten nga SHBA. Nëse luftimet përshkallëzohen, atëherë forcat ruse të vendosura në të gjithë Sirinë mund të përhapen shumë shpejt, së bashku me forcat turke të vendosura aktualisht në veri.

Ndërkohë “Daily Mail” shkruan se Putin mund të përdorë gjithashtu baza strategjike të vendosura në Rusi raketa me rreze të gjata, së bashku me anije dhe nëndetëse me qendër Mesdhe në Sevastopol.

ISIS gjithashtu ka të ngjarë të shfrytëzojë situatën për të vënë palët kundër njëri-tjetrit, duke i lejuar ata të fitojnë territorin që humbën vitet e fundit.

Bashar al-Assad është një aleat i ngushtë i Iranit dhe i detyrohet shumë Soleimanit, i cili e ndihmoi gatë valës së luftës civile shumëvjeçare të Sirisë së bashku me Rusinë.

Edhe pse Assad nuk ka të ngjarë të përfshihet në luftime të drejtpërdrejta, ai mund të bindet të mbyllë sytë përpara sulmeve të militantëve pro-iranianë kundër trupave amerikane të mbetura në Sirr, pasi Donald Trump urdhëroi tërheqjen e shumicës së tyre.

Libani

Libani kontrollohet nga grupi militant Hezbollah, i cili kontrollohet nga Irani dhe është zotuar për ‘rezistencë në mbarë botën’ pas vdekjes së Soleimanit.

Grupi mund të nisë sulme me raketa kundër trupave në Izrael, si dhe sulme kundërajrore kundër avionëve dhe dronëve izraelitë që veprojnë në rajon.

Nëse forcat iraniane brenda Sirisë vendosin të sulmojnë Izraelin, atëherë Hezbollah mund të sigurojë mbështetje. Irani gjithashtu ushtron kontrollin Xhihadin Islamik Palestinez dhe Hamasin, dy grupe militante që veprojnë në Gaza dhe mund të përdoren për të shkaktuar probleme të mëtejshme për Izraelin.

Nëse Izraeli sulmohet nga Irani, nuk ka atë ngjarë të qendrojë duarkryq.

Ata kanë armë bërthamore dhe një sërë avionësh luftarakë të përparuar për të filluar sulme ndaj Iranit dhe forcave iraniane në Siri, siç ka bërë në të kaluarën. Forcat e saj speciale janë gjithashtu ndër më të fuqishmet në botë, dhe të ankoruara në të gjithë rajonin.

Arabia Saudite

Riadi është përballur me sulme kundër kompanive të naftës gjatë muajve të fundit. Irani mund të zgjedhë të godasë dhe shkatërrojë cisternat e naftës që lundrojnë në Gjirin Persik i cili e ndan atë nga Gadishulli i Arabisë, duke dëmtuar një burim kryesor të të ardhurave për sauditët.

Teherani mund të provojë gjithashtu një përsëritje të sulmit të guximshëm që shkatërroi objektet e naftës së vendit gjatë verës.

Një nga opsionet më ekstreme në dispozicion të Iranit do të ishte mbyllja plotësisht e Ngushticës së Hormuzit, duke ndërprerë një të pestën e furnizimit ditor të naftës në botë.

Jemeni

Irani ka qenë duke luftuar në Jemen duke përdorur rebelët Houthi, dhe duke luftuar kundër forcave saudite të cilat janë aleate me regjimin qeverisës.

Sulmet kundër sauditëve mund të rriten, dhe Irani mund të përdorë dronët dhe raketat e rebelëve Houthi për të filluar sulme kundër Arabisë Saudite siç ka bërë në të kaluarën.

Afganistani

SHBA-ja sapo ka arritur një marrëveshje armëpushimi me talebanët në Afganistan, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës më të gjatë që ajo ka pasur ndonjëherë. Por, si në Irak dhe Siri, Irani ka lidhje me grupet shiite në të gjithë rajonin, të cilat mund të përfitojnë të zgjerojnë ndikimin e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit