Paralajmërimi: Albin Kurtin e pret fati i Thaçit, Mustafës dhe Haradinajt

0
139
Albin Kurti

“Mbase ky proces i negociatave pa sukses deri më tani në mes LVV-së dhe LDK-së për koalicionin qeveritar, i përcjell me shantazhe herë nga njëra, e herë nga tjetra partnere e koalicionit, determinon po ashtu edhe fatin e qeverisë edhe nëse formohet, e cila padyshim se do ta ketë fatin e qeverive të kaluara, duke mos qene e aftë për ta përmbushur mandatin e plotë kushtetues katër vjeçar”, thotë analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Hapat e fundit që i mori Vetëvendosje me propozimin dhe zgjedhjen e krye parlamentarit, dhe tani edhe me propozimin e një gjysmë kabineti qeveritar me emra nga vetë LVV-ja, sipas analistit politik, Nexhat Haziri, kanë dëmtuar rëndë procesin e negociatave më LDK-në për formimin e qeverisë së Kosovës, prandaj po bëhet gjithnjë e më e vështirë një marrëveshje për të bashkë qeverisur si koalicion në mes të LVV-së dhe LDK-së.

Nexhat Haziri

Këto veprim të fundit të Albin Kurtit, e kanë vërtetuar atë që unë e kam thënë më parë, se Kurti nuk është I interesuar të qeverisë në bazë të një marrëveshje koalicioni që determinon punë dhe përgjegjësi kolektive, por ai LDK-në e sheh thjeshtë si numra që i duhen për ta formuar shumicën parlamentare dhe që ti ketë vasal në kabinetin e tij qeveritar, ku e tërë përgjegjësia është vetëm në duart e tij.

Kjo qasje e Kurtit ka rritur mosbesimin në mes partnerëve të mundshëm qeveritar siç janë LVV dhe LDK-ja, dhe tani edhe vazhdimi i negociatave ka filluar nga pika zero, ku LDK-ja, tashmë ka lëvizur nga pozicionet e saja, jo në drejtim të lëshimit pe në raport me LVV-në, por ka shtuar kërkesat e saja sidomos në numrin e ministrive si kompensim për postin e krye parlamentarit, por edhe një ri pozicionim të fortë për postin e presidentit”, thotë analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova sot Online”.

Sipas Hazirit, me këto zhvillimet e fundit pavarësisht vazhdimit të bisedimeve, gjasat për marrëveshje të shpejtë janë zbehur shumë, për të mos thënë është bërë e pamundur.

Prandaj sipas Hazirit, edhe nëse ndërtohet një koalicion qeverisës, do të kemi një qeveri të brishtë dhe me jetëgjatësi shumë të shkurtër.

Këto zhvillime të reja vetëm sa e kanë përforcuar ngërçin e krijuar sa I përket formimit të qeverisë dhe arritjen eventuale të marrëveshjes për koalicion në mes LVV-së dhe LDK-së. Mbase ky proces i negociatave pa sukses deri më tani në mes LVV-së dhe LDK-së për koalicionin qeveritar, i përcjell me shantazhe herë nga njëra, e herë nga tjetra partnere e koalicionit, determinon po ashtu edhe fatin e qeverisë edhe nëse formohet, e cila padyshim se do ta ketë fatin e qeverive të kaluara, duke mos qene e aftë për ta përmbushur mandatin e plotë kushtetues katër vjeçar, për shkak të dallimeve substanciale që kanë LVV-ja dhe LDK-ja, dhe mos besimin ndërmjet tyre që si duket nuk po arrijnë ta tejkalojnë për shkak edhe të raporteve të kaluara në mes tyre, të cilat janë karakterizuar me akuza dhe sulme të ndryshme, sidomos të LVV-së në raport me LDK-në”, deklaron Haziri për “Kosova Sot Online”.