-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Mehmeti: Rama ka probleme mendore, si mund ta durojë Shqipëria një kryeministër të tillë

Rekomandime

Shkrimtari Kim Mehmeti në emisioni “A Show” me Ardi Kastrën , në T7, ka thënë fjalë të ashpra për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, duke thënë se ka edhe probleme mendore.

- Advertisement -

Mehmeti ka thënë se Rama është përbuzës dhe nuk i ka të gjitha dërrasat në rregull.

“Nuk mundet që një kryeministër t’i ketë të gjitha dërrasat në rregull dhe të tallet me qytetarët publikisht, ai është një përbuzës”, është shprehur Mehmeti.

“Kryeministri i Shqipërisë është i lumtur përderisa ne merremi me të, sepse ai nuk dëshiron që ne të merremi me Shqipërinë”, ka thënë Mehmeti.

- Advertisement -

Ai nuk hezitoi të thotë se Rama ka probleme mendore.

“Ky njeri ka probleme mendore”, ka thënë Mehemeti në “A Show”

- Advertisement -

Mehmeti pyeti se si Shqipëria mund ta durojë një kryeministër të tillë.

“Si munden që një Shqipëri me profesorë dhe akademikë ta durojnë këtë kryeministër”, ka thënë Mehmeti.

Shkrimtari ceku edhe marrëveshjen për minishengenin dhe takimin e Ramës me Vuçiqit në Tiranë.

“Ai merret me Serbinë, ndërsa Serbia është e organizuar si irani. Te kesh një kryeministër që këtë nuk e din, të meresh me një shtet që ndikohet nga kisha ortodokse sllave, dhe të pretendosh të bësh miqësi, ti domethënë je mbi mesataren naiv”, ka përfunduar Mehmeti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit