Lista Srpska ka organizuar një pritjen për Kërshëndellat ortodokse. Me këtë rast, ky subjekt politik ka bërë të ditur se kanë ftuar për vizitë të serbëve në Kosovë, Dodikun dhe kryetarin e Republikës Serbe, Zhelko Cvijanoviq.
Dodik u ka thënë atyre se është e papranueshme qasja e bashkësisë ndërkombëtare, e cila po i toleron autoritetet e Prishtinës në moszbatimin e marrëveshjeve të Brukselit sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave serbe si dhe vendosjes së taksës anticivilizuese me të cilën cenohen interesat vitale të kombit serb.
Ndryshe, zgjidhja e vetme për çështjen e Kosovës do të ishte ndarja e saj – respektivisht, që liderët e Kosovës t’ia “japin veriun e vendit Serbisë”, kishte deklaruar kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik.
“Mendoj se kjo është zgjidhja e vetme reale. Kjo është zgjidhja e vetme afatgjate që do të ishte e mirë edhe për shqiptarët. Objektivisht, ata shumë vështirë do të mund të sundojnë me veriun, ose aty çdoherë do të ketë dhunë dhe nuk do të ketë demokraci”, ishte shprehur ai.
Derisa, ai për asnjë moment nuk e ka përmendur pjesën jugore të Serbisë, respektivisht Luginën e Preshevës që, po ashtu është burim konfliktesh dhe banohet kryesisht me shqiptarë.