17 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Spanja rikonfirmon qëndrimin e saj për të mos e njohur shtetin e Kosovës, thotë se ka qasje konstruktive

Rekomandime

Spanja ka vendosur t’i qëndroj “besnike” edhe njëherë vendimit të saj për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kjo gjë është rikonfirmuar sot nga Qeveria e Spanjës, e cila thotë se mban “qasje konstruktive” për këtë çështje, duke e mbështetur një zgjidhje në dialogun mes Kosovës e Serbis

- Advertisement -

Kjo është bërë e ditur në një përgjigje parlamentare për deputeten Mariona Illamola, që kishte pyetur në lidhje me aspiratat e Kosovës për të hyrë në BE, raporton Europa Press.

Në këtë kuptim, Qeveria e Spanjës ka rikonfirmuar qëndrimin për “mosnjohjen e deklaratës së njëanshme të pavarësisë të miratuar nga Prishtina në vitin 2008, pasi është një akt i njëanshëm”.

Më tej nga Qeveria thuhet se “nga një këndvështrim konstruktiv, konsiderohet se është koha për të bërë përpjekje përfundimtare për zgjidhjen e çështjes së territorit të Kosovës në kuadër të dialogut Beograd – Prishtinë, me një marrëveshje që respekton të drejtën ndërkombëtare”.

- Advertisement -

Sa i përket aspiratës së Kosovës për të hyrë në BE, Qeveria spanjolle ka thënë se është aktivisht në favor të politikës së zgjerimit të BE-së dhe beson plotësisht në nevojën për t’i dhënë një shtysë të re inkuadrimit të Ballkanit Perëndimor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit