8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Me arkivol të izoluar dhe duke dezinfektuar, bartet trupi i 39 vjecares që vdiq nga coronavirus

Rekomandime

39 vjecarja nga Istogu që vdiq pas një operacionit dhe rezultoi se ishte infektuar me coronavirus, është nxjerrë me arkivol.

- Advertisement -

Sic shihet, arkivoli që barti trupin e saj ishte izoluar me një mbështjellëse dhe personat që po e bartnin dezinfektuan gjithcka rrotull, e madje edhe njëri-tjetrin, shkruan Reporteri.net.

Reporteri ka siguruar disa pamje nga momenti kur ajo futet në një furgon për t’u dërguar drejt vendit ku do të varroset, e që deri tash nuk dihet në cfarë ore.

Sidoqoftë, vlen të theksohet se gruaja që vdiq nga coronavirus, kishte edhe sëmundje të tjera, të cilën gjë e konfirmoi Ministria e Shëndetësisë.

- Advertisement -

“Sot me datë 13.04.2020 në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transformuar në këtë klinikë me datë 12.04.2020 nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me Covid 19. E njëjta përveç Covid-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese”, tha MSH.

Ndryshe, në Kosovë coronavirusi ka shënuar rritje, duke u regjistruar 79 raste vetëm ditën e djeshme. Në tërësi, në Kosovë janë 362 të infektuar, 59 të shëruar dhe 8 të vdekur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit