7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Njihuni me 29-vjeçarën nga Gjilani që ligjëron në universitetin numër një të Gjermanisë, s’ka marrë asnjë ftesë nga UP

Rekomandime

Majat në karrierën akademike mund t’i mbërrini edhe nëse bazat e formimit i keni marrë në vende si Kosova apo Shqipëria. Këtë e dëshmon rasti i Gresa Latifit, 29-vjeçares ambicioze, e cila tashmë punon si pedagoge në universitetin numër një të Gjermanisë.

Latifi, pas përfundimit të doktoraturës në Milano, vazhdon kërkimet postdoktorale në Universitetin Teknik të Munihut, ku jep lëndën e teknologjisë së avancuar dhe menaxhimit të inovacionit.

- Advertisement -

Pasi mori bazat e dijes në menaxhim dhe informatikë në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Latifi tregon se vazhdimi i studimeve master në Gjermani ishte një rilindje për të në aspektin akademik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit