10.1 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Dega e LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahirit: Ose ka marrëveshje të fshehtë me PDK-në ose po shantazhohet nga ta

Rekomandime

Kryesia e LDK-së dega Vushtrri ka reaguar në lidhje me vendimet e fundit të marra nga kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri.

- Advertisement -

Sipas këtij njoftimi të dërguar në adresë të IndeksOnline, kjo degë ka listuar disa mospajtime që kanë me Tahirin.

Ata madje kanë shkruar se dyshojnë që Tahiri të ketë marrëveshje të fshehtë me PDK-në ose po shantazhohet prej tyre.

Komunikata e plotë:

- Advertisement -

Reagim i shumicës së anëtarëve të Kryesisë së LDK-së Dega Vushtrri lidhur me emrimet e reja nga Kryetari i Komunës sipjesë e qeverisjes lokale në Vushtrri.

- Advertisement -

Të nderuar qytetarë,simpatizant, aktivistë, veprimtarë e anëtarë më besnik të LDK-së në Vushtrri.

Shumica e anëtarëve të Kryesisë së LDK-së Dega në Vushtrri, nuk pajtohet me emrimet më të reja në qeverisjen lokale, për këto arsye:

Në radhë të parë ztr.Tahiri nuk ka respektuar marrëveshjen e arriturë në Kryesinë e LDK-së në Vushtrri kur është prishur koalicioni me LVV-në, pjesë të së cilës marrëveshje ztr.Tahiri i ka bërë publike në konferencën për media ku deklarohet se pjesën e mbetur deri në fund të mandatit të qeverisjes lokale do ta udhëheqë e vetme LDK.

Këtë zotim ztr.Tahiri nuk e ka respektuar me faktin se pjesë e qeverisjes lokale apo kabinetit të tij janë emruar edhe drejtorë të partive tjera si PDK,AAK, etj.siq është rasti eklatant i emrimit të drejtoreshës së DKR-së e cila së fundmi ka qenë edhe përkrahëse publike e PDK-së, konkretishtë e kanditatit nga PDK për Kryetar Komune, njëkohsisht kundër kanditat i ztr.Tahirit për Kryetar Komune.

Përkrahja publike për kandidatin e PDK-së, e ka bërë drejtoresha në fjalë si asambleiste në seancën e fundit të Asamblesë Komunale datë 27.09.2017, ku për përkrahjen publike të saj në Asamblenë Komunale, si keqpërdorim të foltores së kuvendit kishte reaguar ish Kryetari i LDK-së Dega në Vushtrri njëherit edhe asambleistë i kuvendit komunal.Si dëshmi po prezantojm pjesë nga fjalimi i saj në përkrahje të kandidatit të PDK-së dhe reagiminin e Hysni Gërgurit:

Emrimi i kësaj drejtoreshe në këtë dikaster ne si shumicë e kryesisë së LDK-së,e konsiderojm edhe si konflikt interesi për arsye se e emruara për sa ishte pjesë e shoqërisë civile apo pjesë e Organizatës Fodem ka qenë edhe përfituese e granteve dhe subvencioneve nga kjo qeveri komunale.

Për faktin se u shkel vullneti i shumicës së elektoratit dhe anëtarësisë së LDK-së, i cili vullnet përfaqësohet me legjitimitet politik në shumicën e Kryesinë e LDK-së Dega në Vushtrri,
E ajo e cila më së shumti e intrigon këtë shumicë të kryesisisë së LDK-së Dega në Vushtrri është pjesa pse ztr.Tahiri emron drejtor të PDK-së në emër të LDK-së, e nga këto veprime të ztr.Tahirit lind dyshimi se ztr.Tahiri ose ka marrëveshje me PDK-në ose është i shantazhuar nga PDK.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit