12.6 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Abazoviq, ‘tradhtari’ që u shndërrua në ‘hero’

Rekomandime

Dritan Abazoviq u duartrokitet pasi u bë shqiptari i parë që ia doli të zgjidhet në krye të qeverisë malazeze.

Të hënën ai mori 45 vota të 81 përfaqësuesve të këtij shteti, derisa vetëm tre i dolën kundër, e pjesa tjetër i iku votimit.

- Advertisement -

36 vjeçari që drejton Lëvizjen URA ishte edhe lideri i parë që nxorri nga pushteti pas tre dekadash, Milo Gjukanoviqin, simbolin kryesor të politikës malazeze gjatë gjithë kësaj kohe.

URA, një parti e re, e themeluar në vitin 2015, duke u bërë pjesë e Platformës Civile “E zeza në të bardhë” në korrikun e 2020, e bëri Abazoviqin atë që vendoste rregullat e lojës.

Me 5.5% të votave, me vetëm 4 ulëse në Kuvend, ai solli në pushtet Frontin Demokratik pro-serb dhe Demokratet dhe beri kryeministër Zdravko Krivokapiq.

- Advertisement -

Për këtë u kritikua shumë, e sidomos nga shqiptarët që nuk hezitonin t’ia jepnin vulën e tradhtarit.

Si vartës i tij, nuk arriti të bashkëjetonte me dallimet që kishte me Krivokapiqin, dhe mu siç ia mundësoi pushtetin, e largoi nga aty.

- Advertisement -

Pas rreth një viti e pak muaj, Abazoviq ishte ai që do të përflitej si pasardhës i liderit pro-serb. Për këtë mori edhe besimin e partisë së Gjukanoviqit, me numrin më të madh të ulësve në Parlament, gjithsejt 30.

Të enjten e 28 prillit, ai edhe u votua.

Kjo entuziazmoi shqiptarët gjithandej, që ia hoqën etiketën e tradhëtarit, dhe nisën të krenohen me kryeministrin e tretë shqiptar në Ballkan.

Një kozmopolitani si Abazoviqit, sigurisht kjo nuk i lë përshtypje.

Ai tashmë ka bërë revolucion në skenën politike të Malit të Zi.

Me qasjen e tij pro-përëndimore dhe ithtar i vlerave qytetare, ai po shihet si garancë e stabilitetit politik dhe multikulturalizmit në shtetin e vogël ballkanik.

Në krye të një kabineti me 18 ministra, dy nga të cilët shqiptarë, ai është mundësia që Mali i Zi të këtë qeverisjen që nuk e kishte kurrë.

Një qeverisje plotësisht pro-evropiane, me politika progresive e liberale dhe e fokusuar në çështje ambientaliste e të drejta për se cilin qytetar të Malit të Zi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit