Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Lipjan një të dyshuar pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje e ka kanosur ish të dashurin e saj.
E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Advertisement -
“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka kanosur ish të dashurin e saj. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.