9.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Vjosa Osmani mbron Vetëvendosjen kundër Agim Veliut: VV’ja na doli krah

Rekomandime

Nënkryetarja e LDK’së dhe kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani, ka mbrojtur Lëvizjën Vetëvendosje, vetëm pak çaste pasi nënkryetari tjetër, Agim Veliu, akuzoi VV’në se dëshiron pushtet absolut dhe do që ta largojë LDK’në nga rruga evropiane me ofertat e saj. Osmani e thotë krejt të kundërtën.

Osmani shkruan se natën e dhjetorit të 2017’ës kur dëshiruan ta shfuqizojnë Gjykatën Speciale, ani pse miqtë nderkombëtarë thonin se ishte ‘thikë pas shpinës’, vetëm VV i doli në krah LDK’së në ruajtjen e shtetësisë së Kosovë. Atë natë, sipas saj, u lidh koalicioni i shpresës.

- Advertisement -

Ajo thotë se këtë kthesë e kishin bërë LDK dhe VV bashkë dhe bllokuesve nuk ka çfarë u duhet partia kur nuk do ta kenë shtetin.

Shkrimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Miqësitë që LDK-ja ndërtoi me botën demokratike janë ato që përcaktuan orientimin strategjik te vendit tonë: orientim pro-perendimor e euro-atlantik.

- Advertisement -

Para rreth dy vitesh, partitë në pushtet, ato të koalicionit PAN, filluan nismën për shfuqizimin e gjykatës speciale, e cila nga partnerët tanë u quajtë ‘thike pas shpine’, ‘rreziku më i madh në Kosovën e pasluftës’, ‘shkatërrim i miqësive’, e ‘shkelje e orientimi euro-atlantik’. Meqë miqtë tanë ndërkombetarë dhe kërkesat e tyre injoroheshin nga Presidenti i vendit dhe partitë në pushtet, që të gjithë u drejtuan tek zyret e LDK-së. Sërish, ishte pikërisht LDK-ja, vendi ku do të mbrohej shtetësia, miqësitë dhe orientimi pro-perendimor i vendit. Por këtë nuk mund ta bënim vetë. Ishte vetëm një parti që i doli në krah përpjekjeve të LDK-së atë ditë: Lëvizja Vetëvendosje. Atë mbrëmje, për këdo që e kupton politikën drejtë, është ndërtuar koalicioni i shpresës. Atë ditë, është rikonfirmuar orientimi pro-perendimor dhe euro-atlantik. Atë nuk e bëri LDK-ja vet, e as LVV-ja vetë…por e bënë LDK dhe LVV bashkë, me bekimin e miqve tanë ndërkombetarë.

Pyetja që shtrohet sot për kundërshtuesit, penguesit e bllokuesit e ndryshimit, në një kohë kur Kosova rrezikon të zbrazet e të shndërrohet në shtet të dështuar, është pikërisht e njejtë me atë që Ambasadori i atehershem amerikan e bëri në zyret tona në orët e vona të mbrëmjes ne v.2017 ku ishin bashkuar zyrtare nga LDK e LVV: CFARË DO JU DUHET PARTIA KUR NUK DO TE KETË MË KOSOVË?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit