Kroacia ia bën bajat Serbisë, e eleminon nga Kampionati Evropian

    0
    129

    Kombëtarja e Kroacisë në hendboll mposhti Serbinë në raundin e tretë të Grupit A në Graz me rezultatin 24:21.

    Kroacia siguroi vendin e parë, ndërsa Serbia nuk mund të shmangte vendin e fundit.Kroacia e përfundoi Grupin A me tre fitore dhe fitoi dy pikë në raundin e dytë.

    Bjellorusia shkon më tej, por pa pikë, ndërsa kampionati evropian ka mbaruar për Malin e Zi dhe Serbinë.

    Përveç Kroacisë, në Grupin I do të luajnë edhe Spanja, Gjermania dhe Bjellorusia. Kroacia dhe Spanja ikin në Vjenë me nga dy pikë secila, ndërsa Gjermania dhe Bjellorusia shkojmë me zero.