18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Gazetari që e kishte shok klase djalin e Adem Jasharit rrëfen një histori nga shkolla

Rekomandime

Autori i emisionit “Frontal” në T7, Arsim Lani ka treguar një histori prekëse të djalit të Adem Jasharit, Fitimit, i cili ishte në një klasë bashkë me të.

- Advertisement -

Lani ka treguar se djali i Adem Jasharit ishte i heshtur dhe fliste shumë pak, ndërsa thotë se nuk merrej shumë me çmenduritë që i bënin ata si nxënës të shkollës së mesme.

Moderatori ka vendosur ta ndajë këtë histori në përvjetorin e 23-të të rënies historike të familjes Jashari.

“Zhurma në klasë fillonte në momentin që nga aty dilte profesori. Të gjithë ngriheshim në këmbë pa pasur nevojë, bërtisnim, lazdroheshim.

- Advertisement -

Ai qëndronte në bankë. Ishte i heshtur dhe fliste pak. Fliste vetëm atëherë kur e pyesje diçka. Ndryshe nuk merrej shumë me çmenduritë që bënim ne si nxënës të vitit të parë të shkollës së mesme. Ulej në bankë në rreshtin e fundit. Quhej Fitim ADEM Jashari”, ka shkruar Lani në Facebook.

Lani thotë se asnjëherë nuk ka ka arritur ta kuptojë heshtjen e Fitimit.

- Advertisement -

“Fitimit që s’arrita t’ja kuptojë kurrë heshtjen e tij në klasë, ia dëgjova më pas jehonën e pushkëve me 5, 6 dhe 7 mars në Prekaz derisa ra bashkë më anëtarët e tjerë të familjes Jashari”, shtoi Lani.

Gazetari ka sqaruar se Fitim Jashari ka vijuar mësimet në Polac për një kohë të shkurtër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit