Ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja është dënuar me 5 vjet burgim.
Kjo është konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë e cila atë dhe 9 persona të tjerë i ka shpallur fajtor në rastin “Syrin e Popullit”.
Ramabaja e cilësoi procesin si të montuar politikisht, ndërsa vet prokurorin si të ndikuar.
“I gjithë procesi ishte inskenuar nga klani ‘Pronto’”, ka thënë ai.
Në rastin “Syri i Popullit” kishin dëshmuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.