8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shtrenjtohet edhe qethja në Kosovë

Rekomandime

Kohëve të fundit në Kosovë është vërejtur ngritje e çmimeve në disa produkte bazike ushqimore, ndërsa sot edhe zyrtarisht është paralajmëruar ngritja e çmimit të energjisë elektrike në vend.

- Advertisement -

Ngritja e këtyre çmimeve, ka nxitur mjaft shumë reagime edhe nga qytetarët pasi që ngritje e njëjtë nuk është vërenjtur në pagat e sektorit privat, gjë që ndikon direkt tek ekonomia e qytetarëve që varen nga ky sektor.

E trendin e ngritjes së çmimeve si duket po e ndjekin edhe berberët dhe frizerët.

Kohëve të fundit, në disa komuna të caktuara të vendit është vërenjtur shtrenjtim i çmimeve nga berberët dhe frizerët.

- Advertisement -

Një gjë e tillë ka rënë në sy edhe në Prishtinë dhe zonat përreth, ku çmimet për qethje janë ngritur me nga 0.50 cent, 1 euro, e në disa raste edhe më shumë se aq.

Lajmi.net ka kontaktuar me kryetarin e Shoqatës së Frizerëve dhe Berberëve, Rejhan Tuna, i cili ka thënë se këto rritje po bëhen në mënyrë individuale.

- Advertisement -

“Ne jemi me seli këtu në Mitrovicë, ku një gjë e tillë nuk është vërenjtur.

Ka pasë më herët kërkesa për ngritje të çmimeve, por nuk kanë ndodhur andaj çmimi ka mbetur i njëjtë.

Për në Prishtinë nuk kemi ndonjë informacion, do të thotë se rritjet janë bërë individualisht”, ka thënë Tuna.

Ai ka thënë se raportime për ngritje të çmimit për qethje ka pasur edhe në Komunën e Lipjanit, por se ka deklaruar që edhe në atë komunë ngritjet ka pasur mundësi të bëhen individualisht dhe jo në mënyrë të organizuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit