2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Mali i Zi e Serbia drejt luftës civile

Rekomandime

Rritja dramatike e protestave në vitin 2019 ka përfshirë një të katërtën e vendeve në valën e saj. Sipas të dhënave dhe hulumtimeve të fundit bërë nga dy gazetar anglez, Mali i Zi, dhe Serbia po konsiderohet si vende në rrezik për të shpërthyer trazira dhe luftë civile, gjatë këtij viti, transmeton Gazeta Metro.

Indeksi tremujor i trazirave civile zbulon se gjatë vitit të kaluar 47 vende kanë dëshmuar një ngritje të konsiderueshme në protesta, të cilat u intensifikuan gjatë tremujorit të fundit të vitit 2019.

Duke përfshirë vendet si Hong Kongu, Nigeria, Sudani, Haiti dhe Libani, është përfshirë edhe Mali i Zi dhe Serbia si vende që rrezikojnë të shpërthejnë trazira gjatë vitit 2020, e gjasat për këtë, ky hulumtim po thotë të jenë të mëdha.

- Advertisement -

Siç mund të shihni në figurën e mësipërme, Mali i Zi dhe Serbia janë dy vatrat të ekspozuara nga rreziku i konflikteve civile në Europë.

Vlenë të theksohet se Mitropoliti i Kishës Ortodokse Malazeze Mihali ka thënë se në Mal të Zi lehtë mund të vjen deri tek lufta civile, pasi ai vlerëson se “serbët janë faktor shqetësues në Ballkan dhe do të duhej të ulen për tokë ca, pasi s’është më Serbia e Madhe”,

- Advertisement -

Të nijetin vlerësim ditë më parë e ka bërë organizata europiane, Këshilli Europian për Marrëdhënie të Jashtme (European Council of Foreign Relations) në dokumentin e tyre “Fuqia e perspektivës: Përse anëtarësimi në BE ende është i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor”.

Në këtë raport ceket se pika e potenciale e ndezjes në Ballkan mund të jetë Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi dhe Kosovë.
Paralajmërohet se për shkak të rënies së ndikimit të Bashkimit Europia, pasoja mund të jetë rrezikimi i sigurisë së Ballkanit Perëndimor dhe ardhmëria e Marrëveshjes së Prespës të arritur mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

- Advertisement -

Shtohet poashtu se Serbia dhe Mali i Zi kanë pasur tradicionalisht marrëdhënie të afërta,ku në këto shtete ekzistojnë “përputhshmëri të identiteti etnik dhe religjioz”, transmeton Gazeta Metro.

Aty përkujtohet se përçarja mes dy shteteve ndodhi pasi Mali i Zi e pranoi pavarësinë e Kosovës dhe pas kufizimit të vendosur nga pushteti malazez për qytetarët e tyre se nuk mund të kenë edhe shtetësinë serbe, thuhet në këtë raport

Gjithashtu, ceket se Kisha Ortodokse Serbe “është e lidhur ngushtë me Rusinë dhe shpesh shihet si përfaqësues rus”..
Protestat e serbëve në Malin e Zi kishin filluar, kundër ligjit për komunitetet fetare. Nga këto protesta të dhunshme të serbëve ishin lënduar edhe disa polic.

Edhe Rusia është distancuar nga vatrat e shpërthimit të tensioneve pas të cilave dyshohet se mund të jetë dora e saj. I fundit i listës së vendeve ku për situatën e përshkallëzuar befas Kremlini ka hedhur sytë është Mali i Zi.

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markovic kishte paralajmëruar, Mitropolitin Amfilohije, të mos nxisë trazira në Mal të Zi.

“Ky është paralajmërimi i fundit për Mitropolitin Amfilohije për të mos nxitur trazira”, kishte thënë Markovic.
Duke e parë gjendjen në Malin e Zi, e cila nuk është edhe aq stabile marrë parasysh që ky vend që kur ka hyrë në NATO dhe është ndarë përfundimisht nga blloku lindor, pakicat serbe kanë rritur tensionet, të cilët janë mbështetëse të politikave ruse dhe ekstremistëve të kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi .

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit