19.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Berisha: A e di ministrja Nagavci se nga abetarja mësojnë edhe Egjiptianët

Rekomandime

Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane [PLE], Veton Berisha është shprehur i shqetësuar ndaj organizimit të Festës së Abetares ku fëmijët e komuniteteve u diskriminuan duke i ndarë nga bashkëmoshatarët e tyre.

- Advertisement -

Berisha ka thënë se festa e abetares është festë edhe për fëmijët e komunitetev Rom e Ashkali.

“Fillimisht Ministrja znj. Arberije Nagavci në fjalimin e saj në Pejë thotë… citoj “nga Shtatori femijët SHQIPËTAR do të kenë në duar abetaren e re të përbashkët Kosovë- Shqipëri unike dhe cilësore. A e di ministrja Nagavci se nga abetarja mësojmë edhe ne Egjiptianët edhe në Kosovë edhe Shqipëri!? A e kupton ministrja e arsimit se aty në sallë kishte edhe pjestar të komuniteteve të tjera që ishin pjesë e festës së abetarës?”, ka shkruar Berisha në reagimin e tij në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit