16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Deputetja e dënuar, Jetmire Vrenezi, deklaroi 235 mijë euro pasuri

Rekomandime

Deputetja e Vetëvendosjes, Jetmire Vrenzi, e cila u dënua me tri vite burgim, në deklarimin e pasurisë së saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit kishte deklaruar si pasuri të paluajtshme prona në vlerë prej 235 mijë eurove.

Në deklarimin e pasurisë në AKK, Vrenezi kishte deklaruar një shtëpi banimi 300 metra katror, që kap vlerën e 60 mijë eurove, një truall me sipërfaqe 7 mijë metra katror, që kap vlerën e 150 mijë eurove dhe një tokë bujqësore 3 mijë metra katror, vlera e së cilës kap vlerën e 25 mijë eurove

- Advertisement -

- Advertisement -

Ajo kishte deklaruar se posedon një veturë të vitit 2020 në vlerë prej 7 mijë euro, e cila është në pronësi të bashkëshortit të saj.

E para të gatshme në bankë, Vrenezi në Agjencinë Kundër Korrupsion nuk e kishte deklaruar asnjë.Detyrim financiar ndaj personave juridik dhe fizik, deputetja Vrenzi kishte deklaruar se për shkak të blerjes së një veture në bankën Raiffeisen Banka ka 13,500 euro obligim financiar.

- Advertisement -

Të hyra vjetore, sipas deklarimit në AKK, kishte deklaruar 460 euro si udhëheqëse e sektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit