4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Zgjidhja e krizës në Kosovë: Propozohet një qeveri teknike…

Rekomandime

“Nëse përfundimisht dështon koalicioni LVV-LDK, mbetet si zgjidhje e mundshme krijimi i koalicionit qeverisës ndërmjet LVV dhe partive politike parlamentare tjera, apo krijimi i qeverise teknike e cila brenda një viti, ndër të tjera do të siguronte miratimin e zbatimin e buxhetit, do të përgatiste për ndryshim e plotësim te jo pak dispozitave të Kushtetutës të cilat do të miratoheshin nga Kuvendi si dhe do të përgatiste Ligjin për Zgjedhjet”, thotë Smaka për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Riza Smaka e konsideron të pamundur koalicionin në mes Levizjës Vetëvendosje dhe LDK-së, pikërisht për shkak të kërkesës së LDK-së për pozitën e presidentit dhe shkarkimin, respektivisht dorëheqjen vullnetarisht kryetari i posa zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

- Advertisement -

Smaka thotë për “Kosova Sot Online” se opsion i vetëm për ta bërë Kosovën me qeveri të re, do të ishte një koalicion i LVV-s me ish partnerët e PAN-it dhe minoritetet, në të kundërtën një qeveri teknike deri në zgjedhjet e reja pas një viti.

Riza Smaka

Sipas të gjitha gjasave koalicioni qeverisës ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, nga shkaku i obstruksioneve të LDK-se duke kërkuar para sigurim, para rezervim të postit të Presidentit madje në kundërshtim me nenin 70 të Kushtetutës dhe të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, do të dështojë”, thotë profesor Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

Në një rast të tillë, sipas tij VV duhet t’i harrojë vijat e kuqe ndaj AAK-së dhe NISMA-së për koalicion qeverisës të pakicës, ose që Presidenti të merr nismën tjetër urgjente për një qeveri teknike.

- Advertisement -

Nëse përfundimisht dështon koalicioni LVV-LDK, mbetet si zgjidhje e mundshme krijimi i koalicionit qeverisës ndërmjet LVV dhe partive politike parlamentare tjera, apo krijimi i qeverise teknike e cila brenda një viti, ndër të tjera do të siguronte miratimin e zbatimin e buxhetit, do të përgatiste për ndryshim e plotësim te jo pak dispozitave të Kushtetutës të cilat do të miratoheshin nga Kuvendi si dhe do të përgatiste Ligjin për Zgjedhjet, përkatësisht modifikime cilësore të sistemit zgjedhor të cilat në procedurë legjislative do të miratoheshin.

Ndryshe , në vendin tonë do të krijohej situate nebuloze socio – ekonomike, politike në përgjithësi e cila edhe ashtu në forma të caktuara është prezentë”, përfundon Smaka për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit