10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Në Serbi u ka hy frika se Kurti i mashtroi me Asociacionin

Rekomandime

Ministri serb i mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka shprehur ‘frikën’ e tij në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

- Advertisement -

Ai ka thënë se frikësohet që Kurti do ta formojë një Asociacion e cila do ta komplikojë edhe më shumë pozitën e serbëve dhe të Serbisë.

Për Tv Prva, Vuçeviq u shpreh se çështja e Kosovës – dhe gjithçka që ndodhte në Kosovë – ishte një rrezik sigurie i klasit të parë për Serbinë, transmeton Kosovo-Online.

“Serbia do të jetë nën presion në rritje,” – tha tutje Vuçeviq duke analizuar edhe luftën në Ukrainë.

- Advertisement -

“Unë absolutisht nuk jam që të bëjmë Pazar me Republikën e Kosovës, por as ata nuk do ta bëjnë një gjë të tillë,” – ishte përgjigja e Vuçeviqit kur u pyet nëse Asociacioni do të formohej siç ishte paraparë.

“Kam frikë se (Kurti) do ta bëjë (Asociacionin) si maskë, si guaskë pa përmbajtje dhe kjo do ta vështirësojë edhe më shumë situatën.”- vazhdoi tutje ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit