0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Vlora Çitaku ka disa fjalë për politikanët serbë që përvetësojnë figurën e Skënderbeut

Rekomandime

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka thënë se disa gazetarë e politikanë serbë që tentojnë të përvetësojnë figurën e Gjergj Kastriot-Skënderbeut kanë mbetur end në mesjetë,

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku ka treguar se si një shkrim tjetër i saj rreth Skënderbeut, merr ende reagime negative nga serbët.

“Një përkujtim i imi në rrjetin Tëitter për Skenderbeun vazhdon të marrë reagime çdo ditë nga llogari në gjuhën serbe. Sigurisht, të gjitha fyese. Janë përfshirë gazetarë e politikanë nga Serbia të cilët paftyrësisht përvetësojnë figurën e Gjergj Kastriotit”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Ka diçka patologjike në mënyrën se si fqinjët tanë verior i trajtojnë të gjitha kombet që i kanë përreth.

Një përkujtim i imi në rrjetin Twitter për Skenderbeun vazhdon të marrë reagime çdo ditë nga llogari në gjuhën serbe. Sigurisht, të gjitha fyese. Janë përfshirë gazetarë e politikanë nga Serbia të cilët paftyrësisht përvetësojnë figurën e Gjergj Kastriotit.

- Advertisement -

Thënë shkurt, mesjeta nuk është vetëm koncept kohor. Është edhe mënyrë e të menduarit. Dikush ka mbetë ende aty.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit