12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Grenell nga Beogradi: Trump s’do të lejojë që bisedimet Prishtinë-Beograd të zgjasin shumë

Rekomandime

I Dërguari Special i Presidentit amerikan Donald Trump për Dialogun, Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka arritur në Beograd, nga ku në prag të takimit me presidentin serb, Alksandar Vuçiq ka thënë se Trump nuk do të harxhojë shumë kohë dhe se ekziston një afat i shkurtë kohor për arritjen e marrëveshjes Prishtinë-Beograd, transmeton Reporteri.net.

- Advertisement -

Grenell drejt Beogradit udhëtoi nga Prishtina, ku kishte takime me liderët e dy partive kryesore në vend, dhe presidentin Thaçi nga të cilët kërkoi heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe.

I pyetur se kur mund të arrihet marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhëniave Kosovë-serbi dhe cila mund të jetë zgjidhja, Grenell me shaka u përgjigj se nuk e parashikon të ardhmen.Por ai tha se Trump nuk dëshiron të humbasë shumë kohë me negociata dhe se ekziston një afat i shkurtë për normalizimin e marrëdhënieve.

“Nëse do të dija që po e parashikoj të ardhmen, unë do të luaja loto dhe të zgjedh numrat fitues dhe do të isha një njeri shumë i pasur. Por nuk e di. E vërteta është që ne jemi përqendruar në këtë çështje, por më duhet të them që ekziston një afat i shkurtër kohor për këtë, Presidenti Trump nuk dëshiron të humbasë kohën dhe nuk do të lejojë që negociatat të zgjasin shumë nëse nuk ka asnjë të përparimit. Ne nuk duam të humbim kohë ose të imponojmë zgjidhje. Shpresoj që Serbi dhe Kosova do të shfrytëzojnë mundësinë që kanë tani”, theksoi Grenell nga Beogradi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit