Një qytetar nga Serbia ka vendosur që të hakmerret ndaj bankës zvicerane ku ishte borxh.
Ai përmes një njoftimi që u bë viral në Facebook njoftoi se kishte hequr dorë nga pagesa elektronike, dhe do të paguante këstin e kredisë në bankë me para në dorë çdo muaj, madje në monedha metalike, transmeton Reporteri.net.
“Do të merrni para të gatshme çdo muaj, por në monedha metalike … gjysmë ore para përfundimit të orarit të punës … kështu që ju bëni llogaritë”, ka shkruar ai në njoftimin për bankën.
Të gjitha monedhat ai i futi në një biton plastik, përmes së cilit do t’ua dërgojë bankës.
Ai shtoi se nëse pyetet nga punëdhënësja e bankës se sa para ka në biton, do të përgjigjej se nuk e di dhe se duhet t’i numërojë vetë.