Nanay dhe Tatay ishin të varfër. Por kishin mjaftueshëm për të ndryshuar jetën e një fëmije. Cifti nga Filipinet birësuan një djalë të vogël dhe i dhanë gjithçka që mundën. Derisa ai po rritej, jeta e tyre nuk ishte e lehtë, shkruan Reporteri.
Jayvee Lazaro Badile ishte duke u ngjitur në shkallët e jetës, u zotua se do të sigurojë një jetë shumë më të mirë për dy njerëzit që e donin atë më shumë se veten e tyre. Kështu bëri.
Ai tashmë ka ndërtuar për adoptuesit e tyre një shtepi të re, supër moderne.
Në një postim në Facebook që u bë viral, Jayvee ndau një kolazh fotografish me prindërit e tij birësues. “Nanay është një shitës, Tatay është një transportues,” shkroi ai. “Tani që unë kam mundësinë t’iu jap përsëri atyre, do të sigurohem se ata do t’i jetojnë ëndrrat e tyre më mirë sesa ato që mund të imagjinonin ndonjëherë.”
“Unë isha 3 muajsh kur Nanay dhe Tatay më adoptuan”, tha Jayvee për Bored Panda. “Jeta ishte shumë e vështirë. Unë duhej të punoja si student, dhe ishim të lumtur nëse siguronim 2 vakte në ditë. Për më tepër, ne jetuam në një apartament 20 metra katrorë ”
Ai kurrë nuk e ka harruar këtë dhe ka punuar në mënyrë të qëndrueshme deri sa Jmë në fund kishte burimet për të realizuar ëndrrën e prindërve të tij birësues.
Rezidenca luksoze ka 7 dhoma gjumi dhe pothuajse gjithçka që ju mund të dëshironi.
“Unë e pagova shtëpinë me para dhe u ndërtua brenda një viti. Ajo ka 7 dhoma gjumi, dhe ne nuk kemi sjellë asgjë nga vendi i vjetër, përveç TV që e kam blerë për familjen time si dhuratë e Krishtëlindjes”.
Jayvee gjithashtu merr prindërit e tij birësues në udhëtime nëpër botë. Dhe harxhon sa më shumë kohë me ta.