10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kjo është Kina: Për 5 ditë ndërton spitalin për të luftuar virusin, do të shtrihen 1 mijë pacientë

Rekomandime

Qyteti i Wuhan, strehë e virusit të ri, po ndërton me shpejtësi një spital me 1.000 shtretër për të trajtuar pacientë të infektuar nga virusi vdekjeprurës nga i cili humbën jetën 26 persona dhe mbi 800 janë infektuar.

- Advertisement -

Mediat kineze raportojnë se spitali mund të përfundojë deri të hënën,

Spitali po ndërtohet në një kompleks të destinuar më parë për punëtorët lokalë, në periferi të qytetit.

Wuhan do të kopjojë përvojën e mëparshme të Pekinit gjatë luftës kundër virusit SARS në 2003, kur një spital u ndërtua në një periferi të Kinës për vetëm një javë për të trajtuar një të tretën e të gjithë pacientëve të infektuar.

- Advertisement -

“Ishte një mrekulli e gdhendur në historinë e shkencës mjekësore”, raportohet në mediat kineze.

Rreth 1.000 punëtorë ngritën Spitalin e Pekinit dhe aty u trajtuan rreth 700 pacientë.

- Advertisement -

Transporti publik është pezulluar në 10 qytete në provincën Hubei, e cila ka një popullsi prej 60 milionë banorë.

Wuhan, një qytet me 10 milion njerëz nga origjina e virusit, dhe Huangang fqinj me shtatë milion, janë në izolim total.

Stacionet e trenave janë mbyllur, fluturimet u pezulluan dhe pikat e kontrollit u vendosën në rrugët kryesore brenda dhe jashtë qytetit.

Wuhan, qytet me 10 milionë banorë, dhe Huangangu fqinj me shtatë milion, janë në izolim total.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit