19.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Skandaloze/ Ministrat britanikë mashtrohen nga rusët, menduan për 9 minuta se po flasin me Zelenskyn

Rekomandime

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar. Ministri britanik i mbrojtjes Ben Wallace dhe ajo e Brendshme Priti Patel dyshohet se janë vënë në shënjestër të “mashtruesve rusë” të cilët organizojnë video-telefonata me një imitues të kryeministrit ukrainas, Denys Smihal. Mediat britanike shkruajnë se qëllimi tyre është që të “vjedhin informacione” të dobishëm për konfliktin në Ukrainë, por edhe të “shkaktojnë siklete” tek perëndimorët.

Telefonata ishte planifikuar përmes një kërkese drejtuar një departamenti qeveritar nëpërmjet një e-maili, ndoshta të falsifikuar, në emër të një punonjësi të ambasadës ukrainase. BBC raporton se ministri britanik i Mbrojtjes kishte qëndruar për 9 minuta në linjë “duke folur për tema të rëndësishme” para se të kuptonte se në anën tjetër nuk ishte kryeministri i Ukrainës, por dikush që i ngjante shumë dhe që përpiqej të imitonte atë.

- Advertisement -

Mashtruesi i kishte bërë ministrit britanik disa pyetje në lidhje me pamundësinë e Kievit për tu anëtarësuar në NATO, mundësinë që Ukraina të mund të merrte armë bërthamore dhe madje edhe vendosjen e mundshme të anijeve luftarake britanike në Detin e Zi.

Patel e përshkroi si shaka video-telefonatën dhe si një “përpjekje patetike në kohë kaq të vështira për të na përçarë”, por në rastin e saj nuk dihet saktësisht se sa zgjati biseda. Zv.ministri Britanik i Mbrojtjes James Heappey foli në një intervistë për “BBC Radio” duke zvogëluar rëndësinë e incidentit dhe duke shtuar se siguria kombëtare nuk ishte cenuar.

Mbetet për t’u parë nëse ajo që u tha në bisedat e dy ministrave do të ketë apo jo pasoja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit