2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Publikohet fotografia e djalit që dyshohet se vrau dy prindërit në Prizren

Rekomandime

Mëngjesin i së mërkurës tronditi qytetin e Prizrenit, një ngjarje e rëndë ndodhi në familjen Hadri, një vrasje makabre po dyshohet se është kryer nga i biri i familjes, Adriatik Hadri, ai ka qëlluar me armë zjarri nënën dhe babain e tij në shtëpinë ku po banonin.

- Advertisement -

Është siguruar fotoja e të dyshuarit Adriatik Hadrit, i cili po dyshohet se ka vrarë nënën e tij, Suada Hadri dhe babain e tij, Durim Hadri. Dy ditë pasi kishin ardhur nga Suedia për pushim në Kosovë, çifti është gjetur i vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen ‘Ortakoll’ të Prizrenit.

Dorasi i kësaj vrasje makabre po dyshohet të jetë pikërisht djali i tyre, Adriatik Hadri, 35 vjeçari i lindur në Gjakovë me 26 janar të vitit 1985. Adriatik Hadri, ditën e vrasjes (20 janar) ka ikur nga shtëpia për në drejtim të Greqisë, por tani vendndodhja e tij gjendet në shtetin e Italisë.

Policia në vendin e ngjarjes gjeti një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë si dhe dy gëzhoja, të gjitha këto të përdorura gjatë aktit të vrasjes. Nga Prokuroria dhe Policia e Kosovë kanë bërë të ditur për Metron se po dyshohet për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’.

- Advertisement -

E gjithë kjo ngjarje e rëndë po dyshohet të ketë ndodhur dhe të ketë bërë vetëm një person, ai është djali i tyre Adritatik Hadri, i cili ka ikur nga Kosova me 20 janar. Kujtojmë se e gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur me 20 janar, kurse trupat e viktimave janë gjetur dy ditë pas kësaj në shtëpinë e tyre ku banonin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit