Pas marrëveshjes për rikthimin e linjës ajrore midis Kosovës dhe Serbisë bisedimet sot në kryeqytetin gjerman do të negociohet për rikthimin e linjës hekurudhore midis të dyja vendeve pas më shumë se dy dekadave.
Me anë të një vendimi, Ministria e Infrastrukturës ka caktuar personat që do të negociojnë për hekurudhat në Berlin.
Sipas këtij vendimi që ka siguruar media në takimet në Berlin do të shkojnë Xhemë Veseli, Drejtor i Departamentit të Transportit Tokësor dhe Ramë Qupeva, Drejtor i Departamentit të Infrastrukturës Rrugore.
Vendimi është marrë nga ministri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe është përcjellë në qeveri e presidencë.
Siç raporton Tanjug, duke iu referuar burimeve, delegacioni serb ndërkaq në këtë takim do të udhëhiqet nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.