Kryeministri i Sllovenisë, Marjan Sharec, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e tij, njoftojnë mediat sllovene.
Sharec në ndërkohë propozi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Sipas mediave sllovene, Sharec ka thënë në një deklaratë se nuk mund të realizojë atë që u ka premtuar njerëzve me qeverinë aktuale, andaj, ndjehet rëndë moralisht para qytetarëve të cilëve u kishte premtuar më shumë se sa arriti ta realizojë.
Ai ka shtuar se në të ardhmen ndoshta mund ta bëjë këtë, por jo tani.
Sipas raportimeve, ky hap i kryeministrit slloven erdhi pas largimit nga edhe të ministrit të Financave, Andrej Bertoncelj.
Sharec pritet të paraqesë dorëheqjen sot në Asamblenë Kombëtare të Sllovenisë