-0.1 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Kryeministri slloven jep dorëheqje, Sharec: Duhet të shkoj, sepse nuk arrita t’i realizoj gjitha premtimet!

Rekomandime

Kryeministri i Sllovenisë, Marjan Sharec, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e tij, njoftojnë mediat sllovene.

Sharec në ndërkohë propozi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

- Advertisement -

Sipas mediave sllovene, Sharec ka thënë në një deklaratë se nuk mund të realizojë atë që u ka premtuar njerëzve me qeverinë aktuale, andaj, ndjehet rëndë moralisht para qytetarëve të cilëve u kishte premtuar më shumë se sa arriti ta realizojë.

Ai ka shtuar se në të ardhmen ndoshta mund ta bëjë këtë, por jo tani.

Sipas raportimeve, ky hap i kryeministrit slloven erdhi pas largimit nga edhe të ministrit të Financave, Andrej Bertoncelj.

- Advertisement -

Sharec pritet të paraqesë dorëheqjen sot në Asamblenë Kombëtare të Sllovenisë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit