Para takimit të orës 17:00 me krerët e LV-së dhe LDK-së, vendet e QUINT’it kanë lëshuar një komunikatë për media ku sqarojnë se nuk mbështesin ndonjë parti apo kandidat të caktuar për formim të qeverisë së.
Vendet e QUINT’it përmes kësaj komunikate kanë sqaruar qëndrimin e tyre për krijimin e qeverisë në Kosovë.
“Siç u cek në deklaratën tonë të 30 gushtit 2019, “Ne përfaqësojmë kombet që janë thellësisht të përkushtuar për një Kosovë demokratike dhe të pavarur”, shkruhet në komunikatë.
Tutje, është bërë e ditur se do të angazhohen vetëm si ndërmjetësues.
“Përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për liderët e Kosovës dhe vetë Kosova qëndron vetëm tek ju, njerëzit e Kosovës. “Ne nuk do të angazhohemi në ndërmjetësim. Ne inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqëndrohen në aspiratat e popullit të Kosovës”, shkruhet në njoftim.
Në ora 17:00 në Kuvend të Kosovës është caktuar që të mbahet takimi në mes të përfaqësueses së BE-së në Kosovë, ambasadorëve të vendeve të QUNT-it dhe liderëve të LV dhe LDK-së.