9.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Zemaj flet për herë të parë si ministër i Shëndetësisë

Rekomandime

Armend Zemaj sot ka pranuar detyrën e Ministrit të Shëndetësisë, për të cilën tha se do ta kryen me nder e përgjegjësi.

Ai i falënderoi zyrtarët e administratës së Ministrisë për punën dhe përkushtimin e tyre në përmbushjen e obligimeve ligjore si dhe për punën e palodhshme në përballje me pandeminë COVID 19, shkruan Indeksonline.

- Advertisement -

Sot pas besimit të marrë nga Kuvendi i Kosovës fillova detyrën e Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Me një pritje miqësore dhe me një kulture institucionale nga administrata e Ministrisë pranova detyrën, të cilën do ta kryej me nder e përgjegjësi.

Zyrtarët e administratës së Ministrisë I falenderova për punën dhe përkushtimin e tyre në përmbushjen e obligimeve ligjore si dhe për punën e palodhshme në përballje me pandeminë COVID 19.

- Advertisement -

Njëkohësishtë mbetem falenderues deri në përulësi përballë të gjithë punëtorëve shëndetësorë për punën e pa kursyer gjatë gjithë kësaj kohe.

Do të jemi bashkë, jo vetëm për ta përcjellë këtë sfidë por edhe për ta ngritur nivelin shëndetësorë në vend ashtu siç e meritoni ju dhe qytetarët tanë”, u shpreh Zemaj.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit