10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Fillon numërimi i orëve mbrapsht për Albin Kurtin

Rekomandime

Derisa Lëvizja Vetëvendosje (LV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vazhdojnë të mos sprapsen nga qëndrimet e tyre për pozitën e kryeparlamentarit, tashmë ka filluar numërimi i orëve mbrapsht për liderin e LVV-së Albin Kurtin. Kurti, si mandatar për kryeministër, ka vetëm edhe 5 ditë për ta paraqitur përbërjen e kabinetit qeveritar para Kuvendit të Kosovës, shkruan sot gazeta Zëri.

Të martën përfundon afati kushtetues që ka mandatari për kryeministër Albin Kurti ta formojë qeverinë e re të Kosovës ose në të kundërtën mbetet në diskrecionin e presidentit të vendit Hashim Thaçit se kush do të jetë mandatari i dytë për formimin e qeverisë së re.

- Advertisement -

E teksa ditët po kalojnë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdojnë të mos kenë një marrëveshje bashkëqeverisëse, pasi që cak i dallimeve të tyre vazhdon të jetë pozita e kryeparlamentarit të Kosovës.

Kësisoj, në takimin e fundit të Albin Kurtit dhe të Isa Mustafës dy liderët konfirmuan qëndrimet e tyre të palëkundura, por asnjëri nga ta nuk ngriti flamurin e kuq për dështimin e negociatave.

LDK-ja pretendon që pozitën e kryetarit të Kuvendit ta mbajë deri në ditën kur Kuvendi ta zgjedhë presidentin e ri të Kosovës, diku në pjesën e parë të vitit 2021, derisa Vetëvendosja mbetet e bindur se kjo pozitë nuk negociohet.

- Advertisement -

Ndërkohë të mërkurën shefja e Zyrës së BE-së, Natalya Apostolova, bëri edhe një herë thirrje për formimin sa më shpejtë të qeverisë së re, me qëllim që sa më parë të plotësohen reformat e përcaktuara nga BE-ja

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit