Drilon Gashi është një hoxhë nga Peja, i cili disa herë ka kundërshtuar mendimet radikale të imamëve kosovarë, dhe është kundërshtuar ashpër pikërisht nga ta, shkruan Gazeta Metro.
Së fundi është kërkuar edhe rrahje dhe kthimi i sheriatit për hoxhën Drilon Gashi. Kështu, imami Ernes Goga, në një video shpërthen kundër atyre që Kuranin e kuptojnë ndryshe nga ta dhe në mënyrë indirekte sulmon teologun Gashi.
Ai thotë se nuk i intereson nëse dikush thotë që kjo do të ishte shkelje e të drejtave të njeriut sepse vetëm sheriati është “rahmet” për njerëzit.
Për më shumë ndiqeni videon më poshtë