4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kështu do të duket Qeveria Kurti: Emrat e 12 ministrave

Rekomandime

Sot në ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca parlamentare për formimin e Qeverisë, ku pritet të votohet ajo e udhëhequr nga Albin Kurti i VV’së.

Dy partitë të cilat u morën vesh pas katër muajve, do të kenë secila nga gjashtë ministri, ndërsa tri prej atyre që mbesin, do t’u takojnë minoriteteve.

- Advertisement -

Ndonëse jo zyrtarisht, deri tash bëhen të ditur edhe emrat e Ministriave që do t’i udhëheqin institucionet kryesore të vendit, 6 emra nga LDK e 6 nga VV.

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

- Advertisement -

Ministria e Financave – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari

- Advertisement -

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka

LDK

Ministria e Punëve të Brendshme – Agim Veliu
Ministria e Infrastrukturës – Lumir Abdixhiku

Ministria e Bujqësisë – Besian Mustafa

Ministria e Arsimit – Hykmete Bajrami

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Vlora Dumoshi
Ministria e Mbrojtjes – Anton Quni

Kujtojmë se dy partitë në fjalë kanë nënshkruar koalicion pas katër muajsh pritje, pasi që nuk dakordoheshin rreth posteve në Qeveri.

Pas kësaj, Glauk Konjufca i VV’së i cili u zgjodh kryeparlamentar në seancën e 26 dhjetorit pritet të japë dorëheqje, ndërsa LDK njëherë për njëherë, do të lëshojë pe për postin e presidentit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit