Fotografia e Kadri Veseli për herë të parë i ulur në ulësen e deputetit

0
152

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është ulur për herë të parë në ulësen e opozitarit në Kuvendin e Kosovës si deputet

Në seancën ku pritet të votohet qeveria e re, Veseli është shfaqur i buzëqeshur duke komunikuar shkurt me bashkëpartiakun Hajredin Kuçi.

Veseli e nisi karrierën politike në pozitë dhe kjo do të jetë hera e parë që Veselin e gjen si opozitar.

Partia e tij dështoi në zgjedhjet e 6 tetorit, duke dalë e treta dhe duke u përjashtuar nga mundësia e përfshirjes në përbërjen e re të qeverisë.