15.7 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Vdes ish hendbollisti i njohur kosovar, pas infektimit me koronavirus

Rekomandime

Sot (e shtunë), në moshën 58 vjeçare ka ndërruar jetë ish hendbollisti i njohur kosovar, Afrim Qorrolli, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Federata e Hendbollit e Kosovës. Presidenti i FHK’së, Eugen Saraçini, në emër të komunitetit të hendbollit i ka shprehur ngushëllime familjes Qorrolli dhe gjithë njerëzve të hendbollit në Shtime.

Një i afërm i të ndjerit, Milazim Qorrolli, ka bërë të ditur se Afrimi ka vdekur shkaku i infektimit me koronavirus.

Gepostet von Federata e Hendbollit e Kosovës am Samstag, 25. Juli 2020

- Advertisement -

Ndryshe, Afrim Qorrolli karrierën në hendboll e kishte nisur te Vjosa në vitin 1976. Ishte inkuadruar për herë të parë në ndeshjen Lepenci – Vjosa. Deri në vitin 1990 ishte portier, por në mungesë të lojtarëve është aktivizuar edhe në pozita tjera si qendër, alo e bek. Në vitin 1991 ishte shpallur hendbollist i vitit nga Lidhja e Pavarur e Sporteve dhe po ashtu sportist i vitit në komunën e Shtimes. Me mirënjohje ishte shpërblyer edhe në vitet 1993, 1995, 1997 dhe 2000.
https://www.facebook.com/milazim.qorrolli.9/posts/2024663134333285
Ai ka qenë pjesë e të gjitha sukseseve të klubit Vjosa. Ishte lojtari me më së shumti paraqitje te Vjosa. Në vitin 2008 përfundoi karrierën si lojtar, por mbeti pjesë e rëndësishme e klubit Vjosa.
Në moshë të re kishte nisur të mësojë zejen e trajnerit. Kishte udhëhequr Vjosën si trajner në edicionet 1981\82 dhe 1982\83. Ka punuar edhe në shkollën e hendbollit të Vjosës si ndihmës trajner.
Në vitet nëntëdhjeta ka mbajtur poste të ndryshme të udhëheqësit sportiv në Komunën e Shtimes. Do të mbahet në mend edhe për aktivizimin e shumë klubeve sportive në Shtime. Ka udhëhequr Vjosën (femrat) në faza të ndryshme.

Afrimi nuk i është ndarë hendbollit deri në ditët e fundit të jetës. Dhe kontributi i tij ishte shumë i madh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit