5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kërcënim serioz – rusët në mesin e serbëve në veri me pajisje të dyshimta

Rekomandime

Burime të sakta kanë thënë për “KosovaPress” se katër rusë sot kanë hyrë në mesin e serbëve në veri në Jarinje.

Sipas burimeve në vendin e ngjarjes, rusët kanë sjellë me vete edhe tri çanta, të cilat i kanë hapur vetëm në kohën kur është errësuar.

- Advertisement -

Nuk dihet ende se çfarë ka në ato çanta, megjithëse është përjashtuar se ato janë armë. Sipas të gjitha gjasave, janë pajisje kibernetike.

Fotografitë e bëra në vendin e ngjarjes tregojnë momentin kur ata po i afroheshin njërës nga pikat ku janë mbledhur serbët, disa qindra metra më poshtë se pika kufitare.

Merret vesh se me të arritur në vendin e ngjarjes, rusët kanë shkaktuar një dozë shqetësimi edhe te disa serbë vendas. Mirëpo, ata janë nga serbë që kanë ardhur këto ditë nga Mali i Zi.

- Advertisement -
Fotografitë e bëra në vendin e ngjarjes

Të dhëna të tjera të sigurta nga burimet në veri, thuhet se mbrëmë ka hyrë një grup i serbëve nga Serbia, të përfshirë në puçin e organizuar nga rusët në Podgoricë në vitin 2016, në krye me Bratislav Dikiçin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit