Agim Veliu nuk ishte në ulësen e tij në Kuvendin e Kosovës bashkë me kolegët e tij nga kabineti qeveritar, kur u votua kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Vjosa Osmani është zgjedhur Kryeparlamentare në një seancë të jashtëzakonshme që u mbajt para pak çasteve, shkruan Gazeta Express.
Në seancën e jashtëzakonshme, ku u votua për kryetaren e Kuvendit, ka munguar Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Osmani e Veliu së fundmi janë përplasur edhe publikisht për shkak të qëndrimeve të kundërta që kishin në raport me formimin e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.
Dy nënkryetarët e LDK’së është raportuar se kanë pasur mosmarrëveshje edhe këtë fundjavë ku tashmë ishte vendosur që të bëhej koalicioni me LVV’në.