13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Vjosa Osmani zgjedhet Kryeparlamentare: Do t’ia kthejmë dinjitetin Kuvendit

Rekomandime

Vjosa Osmani është zgjedhur kryeparlamentare e në fjalimin e saj të parë ka thënë se do t’i kthehet dinjiteti gjatë mandatit që ajo do të udhëheqë këtë institucion.

- Advertisement -

Osmani ndihet e nderuar që do të udhëheq Kuvendin e Kuvendit, ndërsa ka falëndëruar të gjithë për rrugëtimin prej zgjedhjeve e deri në formimin e institucioneve.

“Është nder shumë i madh që sot me besimin tuaj të zgjedhem që ta drejtojë Kuvendin e Kosovës për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Osmani.

“Falëndëojë qytetarët e Kosovës, që asnjëherë nuk rreshti së besuar që vota e tij do ta sjellë ndryshimin”, ka shtuar ajo.

- Advertisement -

Osmani është zotuar se Kuvendi do ta mbikëqyr Qeverinë e Kosovës.

“Të jemi një Kuvend që do të mbikëqyr mirë dhe rreptë Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Osmani.

- Advertisement -

“Gjatë këtij mandati do t’ia kthejmë dinjitetin Kuvendit të Kosovës dhe po e shoh kualitetin e grupeve parlamentare”, u shpreh ajo,

Kryeparlamentarja e zgjedhur ka premtuarn debat demokratik, gjuha korrekte ndaj njëri – tjetrit gjatë udhëheqjes së saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit